Mimar Sinani ishte një jeniçer me origjinë shqiptare në ushtrinë e Sulejmanit për pjesën më të madhe të jetës së tij, dhe më pas u bë kapiten i gardës.

Kjo i mundësoi të udhëtonte jashtë në shumë fushata, në vende si Egjipti e Greqia, gjë që frymëzoi dhe zhvilloi dashurinë e tij për arkitekturën dhe inxhinierinë.

Ndonëse karrierën arkitekturore e nisi kur ishte vetëm 46 vjeç, gjenialiteti i tij u bë shumë shpejt i famshëm dhe kështu fitoi pozicionin e arkitektit të sulltanit. Karriera e tij u shtri përgjatë sundimit të tre sulltanëve – Sulejmanit dhe dy pasardhësve të tij, Selimit II dhe Muradit II.

Për nder të tyre, Sinani do të përfundonte më shumë se 300 struktura, nga xhami në pallate, banjo dhe pavijone, shumë prej të cilave konsiderohen sot si shembujt më të bukur të arkitekturës Islamike.

Sinani është më shumë i njohur për tri triumfe arkitekturore: Xhaminë e Shehzades, ndërtuar për birin e Sulejmanit, Mehmedin; Xhaminë e mrekullueshme Suleimanije në Stambollin e sotëm; dhe xhaminë elegante të Selimit II në Edirne. Ai ishte shumë i ndikuar prej arkitekturës bizantine të Kostandinopojës, sidomos Hagia Sophia, kubeja e të cilës dominonte vijën qiellore të qytetit.

Veprat e Sinanit u bënë apogjeu i arkitekturës otomane, dhe ai përdori strukturën klasike të kubeve për xhamitë e tij, secila e ngritur në mënyrë madhështore mbi tjetrën, me minare të gjata dhe të rrethuara prej kopshteve paqësore. Ai nisi të luajë me projektet, duke ndërtuar baza në formë piramidash, duke ndryshuar përmasat, hapur pjesën e brendshme të strukturës, dhe krijuar dritare për të lënë më shumë dritë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here