Qetësuesit përdoren shpesh për lehtësimin e dhimbjeve, etheve dhe sëmundjeve inflamatore. Megjithatë, një studim i ri paralajmëron për efektet e dëmshme anësore, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, rritjen e rrezikut të ulcerës dhe dëmtim të mëlçisë
Ky është një fakt i njohur për vite me radhë që shumë lloje të ndryshme qetësuesish, rrisin rrezikun e sulmeve të zemrës. Për këtë arsye, një numër i këtyre llojeve të reja të NSAID janë nxjerrë jashtë tregut përsëri.
“Ne tani mund të shohim se disa nga llojet e vjetra të NSAID, veçanërisht Diclofenac, janë të lidhura ngushtë edhe me një rritje të rrezikut të sulmit në zemër, dhe mesa duket në të njëjtën masë si disa nga llojet që janë lënë jashtë në treg “, thotë Morten Schmidt, MD dhe PhD nga Universiteti Aarhus dhe autori kryesor i studimit.
“Kjo është vërtet shqetësuese, sepse këto lloje të vjetra të mjekësisë janë përdorur shpesh në të gjithë botën perëndimore dhe në shumë vende të tjera pa recetë,” shton ai.
Shoqata Evropiane e Kardiologjisë ka krijuar tashmë një numër udhëzimesh për mjekët, të cilët duhet t’i marrin në konsideratë para se të iu sugjerojnë pacientëve të tyre qetësues të ndryshëm.
Kur mjekët shkruajnë receta për NSAID, ata duhet në çdo rast individual të kryejë një vlerësim të plotë të rrezikut të komplikimeve të zemrës dhe gjakderdhjes.
Qetësuesit duhet të shiten vetëm kur shoqërohen me një paralajmërim të mjaftueshëm në lidhje me rreziqet kardiovaskulare.
Në përgjithësi, NSAID nuk duhet të përdoret tek pacientët, të cilët kanë ose janë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare “, tha Christian Torp-Pedersen, profesor kardiologjie në Universitetin e Aalborg në Danimarkë.