Zbokthi nxit të kruarit, rrjepjen e lëkurës dhe shfaqjen e pikave të pakëndshme të bardha. Këtë problem mund ta zgjidhni në shumë mënyra. Më së miri bëhet me ndihmën e natyrës.
1. Maskë me fara ftonjsh
Përdorini farat e ftonjve në mënyrë që të përgatitni një solucion me të clin do bëni masazh çdo ditë.
300 ml ujë
30 gram fara ftonjsh
I zieni në temperaturë të ulët dhe i lini deri sa të ftohen.
Kullojini dhe filloni masazhin.
Pjesën e mbetur mund ta ruani në frogorifer deri në larjen e radhës.
2. Maska me mjaltë, kos dhe limon
Limoni dhe kosi njihen si dy produkte që ndihmojnë në eleminimin e zbokthit.
Përzieni 2 lugë mjaltë, gjysmë filxhani kos dhe pak lëng limoni.
3. Maska me banane, kos dhe limon
Përziejini bashkë gjysmë banane, 3-4 lugë gjelle kos dhe pak lëng limoni. Të gjithë masën aplikojeni në flokë.