Siç tregojnë shkrimtarë të shumtë, tregimin më të shkurtër të të gjitha kohërave e ka shkruar e treguar, Ernest Heminguey, por kjo ka ndodhur kur ai ishte në moshë shumë të re.

Ai në realitet pretendonte para miqëve të tij se mund të shkruante një tregim të kompletuar dhe kuptimplotë me vetëm 6 fjalë!

Natyrisht se miqtë e tij nuk janë pajtuar me atë konstatim. Përkundrazi, ata ishin të gatshëm të vënë bast nga 10 dollarë kundër pretendimit të këtillë të shkrimtarit, më vonë të famshëm botëror. Thjeshtë ata mohonin se diçka e tillë është e mundur.

Heminguey kishte marrë një letër nga tavolina ku kishte shkruajtur 6 fjalët dhe ua kishte përcjellë të gjithëve që ta lexonin.

Pasi lexojnë historinë e treguar, të gjithë pajtohen, njëzëri – unanimisht, se ai kishte të drejtë!

Ky është tregimi më i shkurtër kuptimlotë i shkruar ndonjëherë. Ai ka vetëm tri fjali:

“For sale. Baby shoes. Never Worn. “

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here