Familja e Anne Frank u përpoq të arratisej nga persekutimi nazist dhe të emigronte në Shtetet e Bashkuara, por e pati të pamundur për shkak të politikave migratore kufizuese.

Një vit përpara se familja e Otos të ndërmerrte këtë vendim, vajza e tij më e vogël, Ana Frank i shkruante me shqetësim një mikut të saj në Shtetetet e Bashkuara, se priste me padurim përgjigjien që do të vinte nga zyra e emigracionit pasi SHBA-të ishin vendi më i përshtatshëm që ajo dhe familja të jetonin së bashku të sigurtë.

Edhe pse përpjekjet e Oto Frank për të larguar familjen nga Holanda drejt SHBA-ve nisën që në vitin 1938-të, shkatërrimi i konsullatës amerikane dy vite më pas gjatë bombardimeve amerikane solli edhe shkatërrimin e të gjithe dokumentave përfshi dhe listën e pritjes të aplikantëve për viza, mes tyre dhe familja Frank, përcjell MekuliPress.comJu pëlqen!

Mes qindra mijëra njerëzve që kërkonin strehim në Shtetet e Bashkuara që prej shpërthimit të luftës në 1939-ës, Uashingtoni lëshoi më pak se 30 mijë viza. Aplikimi për vizë zgjaste disa vjet dhe përfshinte shumë dokumenta, përfshi dhe deklarimin e të afërmve apo miqve që do të dilnin garant në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet amerikane nuk e thjeshtuan procedurën edhe pse në lufta ishte një emergjencë për qindra e mijëra hebrenj që tentuan t’i shpëtonin rrezikut të pushtimit nazist.

Përkundrazi pajisja me vizë e ndërlikoi edhe më shumë përpjekjet për të emigruar në drejtim të “tokës së premtuar”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here