Më 6 gusht 1945 ndodhi një katastrofë e paimagjinueshme. Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë atomike në Hiroshimë. Pjesa më e madhe e qytetit u dogj.
Nga shpërthimi temperatura arriti në 4 000 gradë Celsius. Dhjetëra mijëra njerëz u asgjësuan. Numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 140,000 mijë. Tre ditë pas Hiroshimës, një bombë e dytë atomike goditi Nagasakin.
Ne të gjithë i kemi parë imazhet e shkatërrimit. Qyteti i djegur, njerëzit që mbijetuan.72 vite nga hedhja e bombës atomike në Hiroshima, në Muzeun e Paqes është publikuar një video që tregon qytetin para bombardimit. Ky është një film i restauruar digjital dhe përshkruan një ditë normale në qytetin e bukur të Hiroshimës në vitet e paqes, dhjetë vjet para Luftës së Dytë Botërore.
Materiali i përket vitit 1936 dhe në video treminutëshe duken pemë të lulëzuara qershie në qendër të qytetit, me gratë me kimono të kalojnë rrugën, makina dhe tramvaje që lëvizin me ritmet e një qyteti të gjallë.Sipas Japoni Times, videoja e mrekullueshme është “regjistruar” nga Kaëasaki Genjiro dhe kaloi shumën prej 7944 dollarësh për t’u restauruar.