Prekë Cali u lind në Malin e Jushit barbullush të NënShkodrës, fëmija i parë i Cal Metit dhe Rudes. Preka gjatës jetës së tij u martua dy herë. Me gruan e parë, Dranden, jetoi shumë pak sepse ajo vdiq e re, nga tuberkolozi, duke i lënë një vajzë të vetme Agen në moshën 4 vjeç. Për së dyti u martua me Pashkë Prekën, me të cilën nuk pati fëmijë. Në vitet 1908 – 1912 udhëhoqi kryengritjet antiosmane në krye të kelmendasve.

Më 1914 mbështeti qeverinë e Princ Vidit. Në krye të një çete malësorësh në gusht të 1920 mori pjesë në Luftën e Koplikut në cilësinë e komandantit. Gjatë Lëvizjes së qershorit u radhit në krahun e Fan Nolit, duke hyrë në Tiranë më 11 qershor 1924 në krye të malësorëve të vet. Gjatë qeverisjes jetëshkurtër të Nolit, shërbeu si komandant i forcave të Malësisë së Madhe. Pas kthimit të Ahmet Zogut dhe zgjedhjes së tij president, Prekë Cali u internua për rreth tre vjet në qytetin e Gjirokastrës. U lirua me ndërhyrjen e Át Anton Harapit, dhe pas Shpalljes së Mbretërisë më 1928 u gradua kapiten rezervist dhe për shumë vjet kreu detyrën e sigurimit të qetësisë publike dhe ruajtjes së kufijve të Kelmendit. Më vonë u zgjodh komandant i xhandarmërisë për Malësinë e Madhe.

Më 1945 mori pjesë në Kuvendin e Brojës, mbledhur më 13 janar 1945, për të organizuar rezistencën antikomuniste. Udhëhoqi kryengritjen e Kelmendit që u zhvillua më 12 dhe 13 janar të vitit 1945. Pas dështimit të saj, më 17 janar iu dorëzua Batalionit IV të Brigadës XXIII. Gjyqi kundër Calit filloi më 28 shkurt 1945, u akuzua falsifikisht për “bashkëpunim me gjeneral Parianin dhe Melonin, duke përgatitur pushtimin e vendit nga Italia fashiste, se ka bashkëpunuar me regjimet e kaluara, se ka qenë armik i përbetuar i lëvizjes Nacionalçlrimtare”. U pushkatua mëngjesin e 25 marsit të po atij viti pas murit të varrezave të Rrëmajit në Shkodër bashkë me trembëdhjetë burra të tjerë. /traditat, Instagram /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here