Profesori norvegjez, Kenneth Anderson gjatë avanturës së tij, kishte zgjedhur edhe Kosovën që ta vizitojë.

Anderson këtë vizitë e bëri në vitin 1920, ndërsa duket se ky udhëtim dhe vendi ynë i la përshtypje të madhe sepse për dekada me radhë në arkivën e tij kishte ruajtur imazhet që kishte shkrepur.

Disa nga këto fotografi, ai poston herë pas here në llogarinë e tij Facebook, duke pasqyruar pjesë të ndryshme në qytete të ndryshme të Kosovës.

Fokusi i profesorit norvegjez duket se ka qenë Ferizaji, ku tregon se si dukej stacioni i trenit në vitin 1920 dhe një pjesë e qytetit.

Po ashtu në një fotografi tjetër, Anderson tregon treguan e Mitrovicës po në atë vit.

Imazhe këto të rralla, por edhe krejtësisht ndryshe nga tani, kur të dyja qytetet kanë humbur kujtesën historinë duke mos lënë thuajse asnjë objekt që dëshmon vlerat historike dhe arkitekturore ndër shekuj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here