Qyteti i shkretëtirës Ain Sefra në Algjeri u mbulua me dëborë të mërkurën e kaluar, ndërsa temperaturat arritën -3 gradë celcius.

Banorët e rajonit Aseer të Arabisë Saudite u dyndën në shkretëtirë për të parë reshjet jashtëzakonisht të rralla të borës. Një gjysmë shekulli ka kaluar që kur temperaturat në provincën jug-perëndimore ranë nën zero.

Derisa janari sjell borë dhe akull në shumë pjesë të botës, shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme nuk janë zakonisht në mesin e tyre.

Por, këtë muaj janë parë reshje dëbore në Sahara dhe temperaturat në Arabinë Saudite duke u ulur në -2C.

Ndërkohë në Arabinë Saudite, vendas dhe të huaj gjithashtu u dyndën në shkretëtirë në rajonin Aseer për të shijuar pamjen e rrallë me borë.

Duket se fenomeni i pazakontë, ka ndodhur, për shkak të temperaturave të ulëta të ditëve të fundit.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here