Një mister për të cilin historianët kanë qenë të apasionuar dhe kanë debatuar prej vitesh, duket se më në fund ka gjetur një zgjidhje: një studim i botuar në “eLife” vërtet do të konfirmonte dy nga teoritë më të akredituara mbi vendndodhjen e saktë të “Tokës Misterioze të Punt”, partneri kryesor tregtar i Egjiptit të Lashtë.

Sipas asaj që u zbulua nga analiza izotopike e kockave, dhëmbëve dhe flokëve të disa babunëve të mumifikuar të cilët jetonin midis 2.000 dhe 3.000 vjet më parë, “Punt-i antik” do të korrespondonte me rajonin që sot përfshin Etiopinë, Eritrenë, Xhibutin, si dhe pjesë të Somalisë dhe Jemenit.

Përcaktuar nga shumë si “fillimi i globalizimit ekonomik”, sipas të dhënave më të hershme, rruga e tregtisë Egjipt-Punt filloi 4.500 vjet më parë, por tregtia ndoshta ndodhi edhe më herët. Egjiptianët blenë nga Punt-i jo vetëm ar, apo fildish, por edhe lëndë drusore dhe kafshë ekzotike, të tilla si babunët.

Këto kafshë u konsideruan si “mishërimi i Thothit”, perëndisë së mençurisë, shkrimit dhe magjisë: pasi u importuan, ata u privuan nga kafshët e tjera sulmuese dhe jetuan së bashku me njerëzit, vetëm për t’u mumifikuar pas vdekjes.

Studiuesit u përpoqën të sqarojnë origjinën gjeografike të këtyre primatëve duke krahasuar raportet e izotopeve të mbetjeve të kockave të babunëve që jetuan 2.000 deri në 3.000 vjet më parë me ato të 155 ekzemplarëve modernë.

Analizat e kryera në dhëmbët e dy ekzemplarëve kanë zbuluar vendin e tyre të lindjes, i cili do të korrespondonte me rajonin e pushtuar aktualisht nga disa vende të Bririt të Afrikës, në veçanti Etiopi, Eritresë, Xhibutit dhe në disa zona të Somalisë dhe të Jemenit.

Sipas studiuesve, “këto rezultate, përveç që dëshmojnë për aftësitë e pabesueshme detare të Egjiptianëve të lashtë gjatë mijëvjeçarit të dytë para Krishtit, janë në përputhje me dy teoritë kryesore mbi pozicionin gjeografik të Punt-it”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here