Hipotiroidizmi është një sëmundje e cila prek gjëndrën tiroide duke e penguar atë të prodhojë sasi të mjaftueshme të hormoneve.

Kjo sëmundje kronike mund të trajtohet dhe kurohet me një sërë medikamentesh por edhe me kura natyrale.

Sipas ë dhënave të AgroWeb.org, një prej tyre ka të bëjë me lëngun e xhenxhefilit, një pije që përgatitet shumë lehtë dhe ka efekt të shkëlqyer.

Ushqyesit E Nevojshëm Kundër Hipotiroidizmit

Në momentin që trupi preket nga hipotiroidizmi, metabolizmi bie në gjumë.

Hapi më i natyrshëm në këtë rast është marrja e mineraleve për të aktivizuar tiroiden. Jodi është një prej mineraleve më të nevojshëm por jo i vetmi.

Magnezi, zinku, kaliumi janë tre minerale të dobishme që ju ndihmojnë të ndiheni mirë.

Lëngu i xhenxhefilit është i shkëlqyer, sepse jo vetëm që plotëson nevojat për këto minerale por mund ta pini rregullisht gjatë ditës pa asnjë problem.

Si Të Përgatisni Lëngun E Xhenxhefilit

Receta e lëngut të xhenxhefilit është e thjeshtë por jep rezultate të shkëlqyera.

Përbërësit:

Gjysëm filxhani çaji me copa të qëruara xhenxhefili

Një kastravec

Një lugë me gjethe mente të copëtuara

1 litër me ujë

1 lugë çaji me kripë të jodizuar.

Përgatitja:

Zieni ujin në një tenxhere.

Pasi të ketë marrë valë, hiqeni tenxheren nga zjarri.

Në një tas qelqi vendoni xhenxhefilin, menten, kripën e jodizuar dhe copat e kastravecit.

Mbusheni me ujin e zjerë dhe mbylleni me kapak.

Lërini përbërësit të ndërthuren me njëri-tjetrin për një ditë të tërë në temperaturë ambienti.

Të nesërmen, filtrojeni lëngun.

Lëngun me xhenxhefil mund ta pini gjatë gjithë ditës.

Nëse ky lëng ju duket shumë i fortë, mund ta zbusni intensitetin e tij duke shtuar më shumë ujë.

Këtë kurë mund ta bëni një deri dy herë në javë për një muaj.

Përfitimet Që Vijnë Nga Xhenxhefili

Sipas të dhänave të AgroWeb.org, xhenxhefili është shumë i pasur me magnez, kalium dhe zink.

Ai njihet si një ushqim me aftësi të pasura kundër inflamacionit.

Njerëzit që vuajnë nga tiroidja e enjtur duhet ta përdorin xhenxhefilin rregullisht sepse parandalon deformimin e fytyrës dhe qafës.

Për më tepër, xhenxhefili është i dobishëm për eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here