313 TË SHËRUAR DHE 169 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.050 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 52.134 raste nga 188.138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.351 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.835. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 81 raste, Vushtrri 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 6 raste, Prizren 5 raste, Gjakovë 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Partesh 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!