Dyshoni që fëmija ka infeksion në vesh? Këto janë shenjat paralajmëruese që duhet t’i njohin të gjithë prindërit.
Mënyra më e lehtë për të kuptuar nëse fëmija ka infeksion veshi është të vëzhgoni sjelljen e tij, shkruan “Living”.
Nëse ai duket i acaruar dhe qan më tepër se zakonisht atëherë me siguri ka nje problem. Nëse shfaqet temperatura atëherë keni edhe një sinjal tjetër tepër domethënës.
Kur mund të shfaqet infeksioni i veshit?
Zakonisht ndodh pas një gjendjeje virale apo infeksioni tek sinuset, prandaj tregohuni vigjilente. Shkaktohet nga një virus apo bakter dhe ndodh kur lëngjet vendosen pas daulles së veshit dhe infektohen.
Normalisht ato duhet të thahen përmes tubit të eustakut, por kur ai është i bllokuar siç ndodh zakonisht gjatë virozave, infeksioneve të sinuseve apo alergjive, lëngjet ngecin në veshin e mesëm dhe infektohen.
Si të kuptojmë nese femija ka infeksion veshi? Kini parasysh këto simptoma:
-Fëmija tërheq, prek, shtyp veshin dhe kjo mund të jetë një shenjë treguese që ai ka dhimbje. Por, ai mund ta bëjë këtë edhe pa ndonjë arsye të veçantë prandaj nëse gjendje e tij e përgjithshme duket e mirë nuk duhet të shqetësoheni.
-Fëmija ka diarre apo vjell. Virusi apo bakteri që shkakton infeksion në vesh mund të shkaktojë edhe probleme në traktin gastro-intestinal.
-Mungesë oreksi. Infeksioni shkakton probleme në stomak dhe kryesisht dhimbje. Nëse fëmija ka probleme në vesh atëherë mund të largojë gjirin apo biberonin pasi e ka thithur vetëm disa herë.
-Ka rrjedhje të një lëngu të verdhë nga veshi. Kjo nuk ndodh gjithmonë por me siguri ka lidhje me një infeksion.