Në botë ekzistojnë mistere të ndryshme për të cilat njerëzimi, por as edhe mendjet më të ndritura nuk kanë gjetur akoma përgjigje. Në vijim po ju përshkruajmë 10 misteret, të cilat nuk janë zgjidhur kurrë…

  1. Kryptos

Skulptura e koduar e artistit Jim Sanborn, e cila quhet Kryptos gjendet në hyrje të selisë së CIA-s në Virxhinia. Që të jetë ironia edhe më e madhe as CIA nuk ka arritur ta zbërthejë kodin e skulpturës së Jimit. Skulptura, e cila është e koduar, përmban katër mbishkrime nga të cilat tri janë zgjidhur, ndërkaq i katërti akoma është mister.

  1. Përmbledhja me tre kapituj të teksteve

“Beale Shifra” e cila gjoja përmban çelësin i cili do të tregojë se është përshkruar vendi ku gjenden të groposura ari, argjendi dhe stolitë e arit në vlerë prej 63 milionë dollarësh. Fatkeqësisht teksti i plasaritur nuk mund të zbulojë vendin në të cilin gjendet ky thesar i madh.

  1. Dorëshkrimi i Voynichit

Wilfrid Voynich – me prejardhje amerikane, me profesion bibliotekar, ka gjetur librin misterioz të vitit 1912. Sipas tij ky libër e ka marrë emrin “Dorëshkrimi i Voynichit”. Libri misterioz i ilustruar me përmbajtje të panjohur është vepër gjithashtu e autorit të panjohur.

Përmbajtja e këtij libri është enigmë për historianët dhe kriptografët e tërë botës. Ekzistojnë teori që ky libër ka qenë fillimi i mjekësisë moderne, doracak i alkimistëve apo vepër e jashtëtokësorëve.

  1. Disku nga Phaistosi

E ka gjetur në vitin 1908 arkeologu Ligji Pernier. Është shënim me hieroglifë nga Kreta. Ky disk përbëhet nga argjila e pjekur në të cilën janë të skalitur simbolet misterioze të cilat konsiderohen forma më të njohura të hieroglifëve. Besohet se ky disk është i vjetër rreth 2000 vjet para Krishtit.

  1. Mbishkrimi i Shugboroughut

I ka dy faqe. Kjo përmendore nëse shikohet nga largësia duket sikur të jetë piktura e bariut të autorit Nicolas Poussinit, mirëpo kur i afrohemi do të vërejmë një sërë shkronjash. Shkronjat i kanë lexuar disa mendje më të ndritura të botës, madje edhe të famshit Charles Dickens dhe Charles Darwin.

  1. Tamam Shud

Është përfundimisht rasti i pazgjidhur misterioz që nga viti 1948. Atë vit në plazhin Adelaide të Australisë është gjetur kufoma e një mashkulli të panjohur.

Përveç që mashkulli nuk ka mundur assesi të identifikohet nga policia, i tërë tregimi është bërë i çuditshëm sepse në pantallonat e të vrarit është gjendur një letër.

Në xhepin e fshehur të qepur është gjetur një copës letre në të cilën ishte shkruar “Tamam Shud”.

  1. Sinjali Wow

Vullnetari Ehman ka skanuar radiovalët në vitin 1977 nga gjithësia, duke shpresuar që do të marrë çfarëdo lloj sinjali të qenieve jashtëtokësore nga planetët e tjerë.

Një natë para vdekjes së Elvis Prisleyt ndër shumë numrat të cilët janë shkruar në letër është shfaqur shifra 6EQUJ5, të cilën Ehman menjëherë e ka rrumbullakuar në fund të së cilës ka shkruar Wow!

Sinjali Wow është bërë mister botëror i pazgjidhur deri në ditët e sotme.

  1. Shkronjat e Zodiakut

Një varg nga katër porosi të shifruara për të cilat besohet që janë shkruar nga vrasësi serik i viteve ’60 dhe ’70 të shekullit të kaluar, i cili ua ka futur frikën në palcë banorëve të San Franciskos. Vrasësi Zodiak kurrë nuk është identifikuar mu sikur as tri porositë nga katër të cilat kanë dalë në opinion.

  1. Georgia Guidetones

Disa e quajnë edhe Stonehenge amerikan. Në gurë ka skalitur 8 gjuhë botërore krahas të cilave ka skalitur edhe kuptimet astronomike. Ndonëse nuk përmbajnë porosi të shifruara, qëllimi dhe prejardhja e këtyre gurëve janë të mbuluar me mister.

  1. Rongorongo

Është sistem i shenjave misterioze “glyphs” të zbuluara në artefaktet e gjetura në Ishullin e Pashkëve. Supozohet që ky është një sistem i humbur i shkrimit. Fatkeqësisht, shenjat kanë mbetur të padeshifruara si edhe porosia e tyre e vërtetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here