Kafshimi i thonjve sjell pasoja të rënda shëndetësore për organizmin. Ekspertët gjatë studimeve të shumta të realizuara në lidhje me këtë fenomen pohojnë se më shumë se një problem estetik ne duhet të shqetësohemi për pasojat që ky ves sjell në organizëm.

Anëtari i shoqatës së dermatologëve amerikanë, Richard Scher, paralajmëron se kjo shprehi me vete sjell dhe shumë probleme tjera shëndetësore. Si fillim, në fund të thonjve fshihen baktere si ajo ‘E. Coli’, të cilët do ta futni në organizëm derisa kafshoni thonjtë.

Në këtë mënyrë mund të shkaktoni dhimbje në bark apo edhe të infektoheni dhe helmoheni. Nëse në përgjithësi e shohim këtë problem, apo më mirë të themi këtë veprim të dëmshëm, problem i madh janë edhe prerëset e thonjve. Kur t’i shkurtoni thonjtë gjithsesi do të largoni edhe ndonjë pjesë të lëkurës pranë thoit. Kjo me të vërtetë tingëllon paksa si e çuditshme, por ka shumë gjasa që përreth thoit ta infektoni lëkurën.

Në disa raste problemi mund të zgjidhet me një vizitë te mjeku, por nëse problemin e lini pas dore, ai në vend se të zgjidhet vetvetiu natyrisht se do të shndërrohet në një problem edhe më serioz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here