Kafja është kthyer në një rutinë të përditshme për pjesën më të madhe të njerëzve, të cilët nuk i hapin dot sytë në mungesë të saj.
E ndërsa dilema është nëse duan ta pinë shqeto apo të ëmbël, tashmë vjen edhe versioni i kafesë me kripë.
Në filxhanin e kafes mund të hidhni një majë luge kripë në vend të sheqerit dhe do të shikoni që kafja do të marrë një shije të kënaqshme.
Kjo pasi kripa zhduk hidhësinë e kafes, duke bllokuar një pjesë të receptorëve.
Nga ana tjetër nëse kafen e shoqërojmë me kripë do të jemi më rezistentë ndaj lodhjes dhe me më shumë energji. Pasi e lexuat, nuk iu mbetet gjë tjetër veçse ta provoni!