Hulumtimi i fundit në lidhje me masat mbrojtëse anti-covid i zhvilluar nga SHBA, vlerëson dhe njëherë efektivitetin e disa maskave në mbrojtjen dhe profilin e sigurisë karshi koronavirusit.

Hulumtimi i ri i botuar me 15 dhjetor në revistën Physics of Fluids, vjen nga një ekip shkencëtarësh në Universitetin Baptist California dhe Universitetin e Massachusetts Lowell, i cili përdori një model kompjuteri për të matur se si maskat ndikuan në rrjedhën e ajrit dhe kalimin e grimcave në dhe nga mbajtësi, shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.

Modeli gjithashtu tregoi për grimcat që ranë në fytyrën e dikujt dhe mënyrën e përhapjes në pasazhet e hundës dhe se si ato shpërndahen në mushkëri dhe faring.

Hulumtimi përcaktoi se një maskë e re kirurgjikale me tre shtresa është 65 përqind e efektshme në filtrimin e grimcave, por nëse maska ​​është e konsumuar, ai numër bie në 25 përqind.

Në fakt, studiuesit zbuluan se një maskë e konsumuar e bënte mbajtësin të thithte më shumë grimca sesa ata që nuk kishin fare maskë.

Këto grimca që i shpëtojnë filtrimit të maskës suaj mund të hyjnë përmes traktit tuaj të frymëmarrjes dhe në vend të kësaj t’ju infektojnë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here