Viti 2020 ishte një vit si asnjë tjetër më parë. Por edhe pse do të mbahet në mend më shumë për pandeminë e koronavirusit, kishte edhe ngjarje të tjera që dominuan këtë periudhë 12-mujore.

Fotografitë e mëposhtme të cilat flasin sa një mijë fjalë, pasqyrojnë disa prej ngjarjeve kryesore gjatë 2020.

Largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimin Europian

Deputetet e Europës e kanë përkrahur marrëveshjen e Brexit me 621 vota pro dhe 49 kundër, duke i hapur kështu rrugën Mbretërisë së Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian.

Eurodeputetët këndojnë dhe mbajnë duart e njëri-tjetrit pasi miratuan largimin eMbretërisë së Bashkuar nga BE gjatë një seance plenare në Parlamentin Evropian në Bruksel. 29 janar 2020

Harvey Weinstein u dënua me 23 vite burg, për përdhunim dhe ngacmim seksual

Producenti i filmave, Harvey Weinstein, u shpall fajtor në një gjyq të New York-ut.

Harvey Weinstein lë një gjykatë të Manhattanit pas një dite të dytë për gjyqin e tij mbi akuzat e përdhunimit dhe sulmit seksual. 16 janar 2020

Lëvizja Black Lives Matter e cila shpërtheu në SHBA, reflektoi edhe në nivel global

Kauza e Black Lives Matter shpërtheu pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd më 25 maj të vitit 2020.

Një protestuese bërtet “Black Lives Matter” gjatë një stuhie shiu para Lafayette Park pranë Shtëpisë së Bardhë, Washington, DC. 5 qershor 2020

Floyd vdiq pasi njëri prej oficerëve gjatë arrestimit të tij i vendosi gjurin në qafë për gati 8 minuta.

Protestat që kishin për qëllim reformimin e policisë, reflektuan edhe në shumë vende të botës.

Kometa Neowise ndriçoi qiellin

Kometa e quajtur zyrtarisht C/2020 F3, e cila bëri paraqitjen e saj në vitin 2020, nuk do të shfaqet përsëri për 6,800 vite, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Qiellit të Errët (IDA).

Kometa Neowise e dukshme në qiellin e mbrëmjes mbi veprën artistike të titulluar: “Seven Magic Mountains” të artistit Ugo Rondinone. Pranë Las Vegas, Nevada, SHBA. 16 korrik 2020

Shpërthimi masiv që shkatërroi Bejrutin

Më 4 gusht, ndodhi një shpërthim masiv në portin e Bejrutit në Liban, ku humbën jetën 200 persona.

Hoda Kinno, 11 vjeç, evakuohet nga xhaxhai i saj Mustafa menjëherë pas një shpërthimi masiv në portin në Bejrut, Liban. 4 gusht 2020

Një zjarr shkaktoi shpërthimin e 2,750 tonë të kimikateve, të cilat ishin të ruajtur në portin detar të kryeqytetit libanez.

Një pamje ajrore tregon Bejrutin dhe portin e tij, të dëmtuar nga një shpërthim kolosal. Liban 7 gusht 2020

Protestat në Bjellorusi

Protestat në Bjellorusi shpërthyen në gusht pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, ku fitoi Aleksandër Lukashenko. Ky i fundit thuhet se fitoi 80 për qind të votave.

Përkrahësit e opozitës bjelloruse ndezin telefonat e tyre dhe ‘tundën’ një flamur të vjetër kombëtar bjellorus gjatë një tubimi proteste përpara ndërtesës së qeverisë në Sheshin e Pavarësisë

Motivi i këtyre demonstratave lindi pasi opozita fajësoi Lukashenkon për manipulimin e rezultatit, derisa iu kërkua edhe dorëheqja e tij.

Një zonjë e moshuar ecën pranë ushtarëve që qëndrojnë pasi një gardhi me tela e gjemba gjatë një proteste në Minsk, Bjellorusi. Gusht 23, 2020

Protestat vazhdojnë ende edhe sot, por kryesisht gjatë fundjavës.

Vdekja e Ruth Bader Ginsburg

Anëtarja e Gjykatës së Lartë në SHBA dhe kampionia e të drejtave të grave ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare më 18 shtator.

Një anëtar i stafit vendos një foto të anëtares në Gjykatën e Lartë para mbajtjes së një ceremonie në shtet në Statuary Hall në Kapitolin e SHBA në Washington D.C, 25 shtator

Zjarret në Kaliforni, SHBA

Flakët masive që mbërthyen Kaliforninë ‘shkaktuan’ evakuimin e mijërave njerëzve në të gjithë shtetin. Kjo dukuri la disa persona të vdekur.

Flakët mbërthyen Glass Mountain Inn në Saint Helena, California, SHBA. 27 shtator 2020

Lufta në Nagorno-Karabakh

Në fund të muajit shtator filluan përplasjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh.

Banorët jashtë Nagorno-Karabakh ia vunë flakën shtëpive të tyre para se të arratiseshin për në Armeni, pasi një pjesë e territorit iu dorëzua Azerbajxhanit. 14 nëntor 2020

Palët të cilat nënshkruan një marrëveshje armëpushimi me ndërmjetësimin e Rusisë, e shkelën atë javën e kaluar, ku u raportua për disa përplasje.

Kampi Moria

Kampi Moria në ishullin Lebsos të Greqisë që ishte shtëpi për mijëra emigrantë u dogj në muajin shtator.

Një grua mbart një fëmijë përpara flakëve pasi një zjarr i madh shpërtheu në kampin e migrantëve Moria në ishullin grek të Egjeut Lesbos. 9 shtator 2020

Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Kandidati i demokratëve, Joe Biden, fitoi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, duke fituar kështu 306 vota elektorale.

Një demonstrues mban një shenjë derisa pret rezultatet e zgjedhjeve në Black Lives Matter Plaza, 3 nëntor 2020, në Washington

Fitorja e tij u konfirmua më 14 dhjetor edhe nga Kolegji Zgjedhor në SHBA.

Vdekja e legjendës së futbollit, Diego Maradona

Ish-futbollisti argjentinas Diego Maradona, ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemër.

Njerëzit mblidhen nën një murale që “përshkruan” imazhin e legjendës së futbollit Diego Maradona, në Napoli, Itali. 25 nëntor 2020./abcnews.al/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here