Mbrojtja e Ulqinit ishte veprimi i tretë dhe i fundit që u bë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit kundër cenimit të tërësisë territoriale të Shqipërisë në dobi të Malit të Zi, dhe me pëlqimin e Portës së Lartë.

U përgatit dhe u organizua nga degët e Lidhjes Shqiptare të Ulqinit dhe Shkodrës. Morën pjesë vullnetarë shqiptarë nga sanxhaqe të Shqipërisë. Siç shkruan Dita, kundër forcave shqiptare që mbronin Ulqinin, të përbëra prej rreth 3000 vetash, u hodhën forcat e Malit të Zi dhe të Perandorisë Osmane, prej mbi 30.000 ushtarë e oficerë.

Luftime të rëndësishme u zhvilluan më 22 tetor para Klesnjës dhe Shkallës së Mushkut në lindje të Ulqinit.Ju pëlqen!

Pas disa orë luftimesh, për shkak të epërsisë së armikut, vullnetarët shqiptarë u thyen dhe u detyruan të tërhiqen. Si rrjedhojë, më 23 tetor Ulqini ra në duart e forcave malazeze. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here