Gjeniu Albert Anshtajn pas luftës së dytë botërore është pyetur për mendimin e tij rreth armëve që do të mund të përdoren në të ardhmen në luftën e tretë botërore.

Kjo storje tregon se Anshtajni ishte treguar ‘i padijëshëm’ në këtë pyetje mirëpo kishte thënë se ai mund të flasë për luftën e katërt botërore. ‘’Dhe çfarë do të përdorin atëherë?’’  kishte pyetur  intervistuesi. Përgjigjia ishte shumë e thjeshtë dhe e shkurtër; ‘’Gurët’’ ishte përgjigjur Albert Anshtajn.

Vizioni i Albert Anshtajnit për të ardhmen tregon se zhvillimi teknologjik (sic jemi duke e parë në kohën e sotme) do të jetë aq i madh sa që po të ndodhë një luftë e tretë botërore dëmet e shkaktuara nga kjo luftë do të jenë fatale në tërë globin. Andaj civilizimi botëror do të arrijë në një stand primitiv sa që luftrat e tjera pas luftës së tretë botërore do të bëhen në format më arkaike të mundshme. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here