Jo pak raste ju ka ndodhur që nga telefoni juaj të përgjigjen me zërin e një femre. Nga një sondazh i kryer, u zbulua se njerëzit thjesht preferojnë këto zëra sepse ato tingëllojnë neutral, nuk janë shpërqendrues dhe përputhen me personalitetin e markës.
Por ka edhe më shumë për këtë dhe duam të dimë saktësisht pse nuk dëgjojmë një djalë kanadez ose një djalë të ëmbël anglez të përgjigjet kur po flasim me telefonat tanë.
Kemi zbuluar se cila është arsyeja e vërtetë prapa zgjedhjes së zërave femra për asistentët e zërit dhe ja ku është përgjigja.
Na pëlqen të jemi bos i telefonit tonë.
Si një provë për sistemet e njohjes së zërit, kompanitë krijuan grupe fokusi për burra dhe gra dhe u dhanë atyre zëra të ndryshëm për të dëgjuar. Shumë njerëz preferuan zërin femëror gjatë kësaj prove. Zërat femra perceptohen si më të dobishëm dhe u japin njerëzve ndjesinë se ata mund t’i zgjidhin vetë problemet e tyre. Zërat meshkuj tingëllojnë më autoritarë dhe u japin vetëm përgjigje problemeve. Në fund të fundit ne duam që teknologjia të na ndihmojë, por gjithashtu duam të jemi edhe shef i saj.
Për trurin tonë zëri i femrave është më qetësues.
Një profesor i Stanfordit tha se është shumë më e lehtë të gjesh një zë femre që ta pëlqejnë të gjithë, sesa një zë mashkullor. Kjo thjesht sepse truri i njeriut është zhvilluar për të pëlqyer zërat femra.
Disa u përpoqën të prezantonin një zë mashkulli më parë, por dështuan.
Për të arritur diversitetin e vërtetë gjinor në një sistem të asistentit zanor, shumë kompani kanë filluar tashmë të prezantojnë mundësi të tjera. Një shembull është Q, i cili është një zë i regjistruar nga njerëzit që nuk e identifikojnë veten e tyre as si mashkull apo si femër. Kompanitë e tjera kanë provuar të lëshojnë një asistent zanor me zë mashkullor dhe femëror. Por kishte një arsye teknike pse nuk mundej të mbahej një zë mashkullor – sepse sistemet ishin trajnuar për të dhënat e femrave, ato zakonisht performonin më mirë nën zërin e femrave.
Kjo është gjinia e vërtetë e asistentëve zanorë
Pyete Sirin nëse është femër dhe do ta dëgjosh duke thënë se është pa gjini. Por për shkak të zërit të femrës, ne gjithashtu priremi t’u caktojmë përemrat femër. Ka shumë që na paralajmërojnë për pasojat shoqërore të prezantimit të këtij zëri, posaçërisht në aplikacionet ndihmëse. Mesazhi i tyre kryesor është se është e rëndësishme të sfidohen rolet stereotipike gjinore si këto.