Na Ishte Dikur sjell për të gjithë ndjekësit e saj foto të vitit 1916 në Shijak, fotot janë realizuar nga Austriakët.
Shijaku në historikun e tij perfaqësohet si vendbanim i hershëm, ku ne hartën e disa vendbanimeve parahistorike të shqiperisë gjendet edhe “guri unik militar” i tij, i gjetur në afërsi të fshatit Sallmone prane lumit Erzen pergjate rruges Dyrrachium (Durres)-Lisus (Lezhe)dhe që i takon kohës së paleolitit të lartë (40.000-6000 vjet p.e.s. Historia dëshmon se pas themelimit të Durrësit në vitin 627 para Krishtit, një nder qendrat e banuara ka qenë edhe Shijaku si pjesë përbërëse e fisit të taulanteve të cilit si qendër të territorit të tyre kishin Durrësin.
Shijaku ne fizionomine e tij te sotme ka ardhur me themelimin e tij ne vitin 1880 nga Sali bej Deliallisi, fillimisht si nje vendbanim me karakter rural(katund)por me nje prespektive qytetare, me hanin e tij, furren e bukes,kafenene, xhamine etj. Pas vitit 1880, ne Shijak vendosen muhaxhiret boshnjake te cileve Sali beu u ofroi si vendbanime dy katunde, te cilat me pas do te merrnin emrin Koxhas dhe Borake te cilat ekzistojne edhe sot. Rreth viteve 1908 Shijaku shikohet si qender atraktive dhe terheq banore edhe nga Tirana, Kruja dhe Shengjergji te cilet vendosen ety dhe ndertojne banesat dhe dyqane perreth pazarit.
Fizionomine e plote si qytet , Shijaku e mori pas rindertimit te tij mbi bazen e projektit francez rreth vitit 1930, deshmi e cila na vjen edhe nga fotot e fotografeve me fame, vellezerve Marubi. Pas vitit 1400 Shijaku me katundet perreth tij del i rregjistruar si pjese e sanxhakut te Shqipërise nen timarin e Skurrjes.
Ne vitin 1910 Shijaku ishte kaza (nenprefekture) dhe kishte nen adminstrim tre nahije (komuna. Shijaku vete perbehej nga tre lagje: “Lagjia popullore ” , “Lagjia e Vjeter” dhe “Lagjia Erzen”. Ne vitet ’40 Shijaku numeronte 216 shtepi me 1352 banore ndersa ne katundet e perfshira ne nenprefekturen e Shijakut (72 katunde) numeronte 3476 shtepi dhe 16954 banore. Sot Shijaku numeron rreth 12900 banore./InforCulture.info