Një arkitekt norvegjez ka arritur të ndërtojë një urë spektakolare mbi ujëvarën Vøringsfossen, një atraksion turistik i sapohapur që ofron pamje të mrekullueshme të peizazhit në Hardanger në Norvegjinë perëndimore.
Arkitekti që qëndron pas këtij projekti të hartuar prej më shumë se një dekade, është norvegjezi Carl-Viggo Holmebakk, duke ndërthurur së bashku arkitekturën, teknologjinë, infrastrukturën dhe natyrën,
Tashmë, ura është gati për vizitorët që duan të përshkojnë 99 shkallët që lidhin të dy anët e luginës mahnitëse Mabodalen, në këmbim të një pamje të mrekullueshme të ujërave të rrëmbyeshëm të Vofringsfossen.
Ura është vetëm një pjesë e një sërë zhvillimesh të reja rreth ujëvarës që synojnë ta bëjnë vendin edhe më tërheqës për vizitorët. I gjithë projekti, do të kushtojë më shumë se 4 milion dollarë dhe do të përfundojë deri në vitin 2022.