Në mesjetë qytetet shqiptare zinin një vend të shkëlqyer në rrethin e qyteteve të Adriatikut. Më i shkëlqyeshmi ndër to ishte Durrësi, qytet i madh mesjetar, me bërthamë antike, në të cilin elementi latin mbante baraspeshimin me gjurmët helene. Ky ishte qytet i klasës së parë, të cilin mund ta quanin lulishte e Adriatikut, ku tipi i qytetit dalmatin e italiano-jugor pasqyrohej në kuadrin greko-bizantin. Ky lidhte ngushtësisht Adriatikun me Vlorën e Korfuzin në jug dhe me komunitetet e qyteteve të Epirit të vjetër, me Janinën dhe Arten, ose me ato të Maqedonisë, me Ohrin e me Shkupin.

Në rrethinat e tij kufizoheshin në shekullin XIV tri qendra të mëdha gjuhësh të shkruara të Evropës së mesjetës: qendra latine, greke dhe sllave. Në këtë pikëpamje, Durrësi mesjetar formonte vatrën e dytë të elipsit të Mesdheut, sikurse Palermo në Sicili, ku gjuhës letrare latine e greke i bashkohej nga jugu arabishtja.Aparatet më të çmueshme, të cilat gjatë shekujve shënonin automatikisht të gjitha rrymat kryesore kulturore në Adriatikun mesjetar, përcaktonin pozicionin dhe raportin e ndërsjellë të disa qyteteve; këto aparate të çmueshme janë emrat e bashkive të qyteteve, trajtat e diplomave dhe statutet e tyre.

(Milan Shuflaj: Serbët dhe Shqiptarët, bot.”Toena”,Tiranë, 2004, përkthyer nga Hasan Çipuri).A.F. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here