Në Spanjë, kur nuk puth dikë në faqe herën e parë që e takon, konsiderohet si një gjest i vrazhdët. Ky është një shembull i kodeve të sjelljes që ndryshojnë nga një vend në tjetrin.
Në disa vende, ndryshon kultura dhe sjellja, por ne gjithmonë mund t’i përshtatemi sjelljeve që ndjekin vendasit, në mënyrë që të mos dukemi keq.
Këto janë disa rregulla që duhet të ndiqen në pjesë të ndryshme të botës, nëse nuk doni të përballeni me situata të sikletshme.
1.Të hash me duar në Kili
Në Kili, nuk duhet të hani kurrë me duar ushqimin. Kilianët e konsiderojnë fyese përdorimin e duarve gjatë ngrënies. Kjo është arsyeja pse ata gjithmonë kanë gati thikën dhe pirunin për çdo vakt.
2. Të fillosh të hash para personit më të vjetër në tryezë në Kore
Respekti për të moshuarit është shumë i rëndësishëm në kulturën koreane. Përveçse duhet të prisni që personi i moshuar të fillojë të hajë i pari, ju gjithashtu duhet të qëndroni atje derisa ai të mbarojë. Gjithashtu, kur dikush që është më i vjetër se ju, iu ofron një pije, duhet ta pranoni duke ngritur gotën me të dy duart.
3. Vendosja e peshkut në pjatë në disa pjesë të Kinës
Është tradicionale që në Kinë, peshku të shërbehet i plotë në vakt (në pjatë). Por mbani mend se, në disa pjesë të këtij vendi, ju duhet ta hani atë në mënyrën se si shërbehet. Peshku i vendosur në pozicionin me kokë poshtë konsiderohet fat i keq dhe lidhet me kthimin e një anijeje peshkimi.
4. Të kërkoni djathë shtesë për picën tuaj në Itali
Italia është e njohur për kuzhinën e saj të shijshme. Atje, është konsideruar si sjellje e vrazhdë të kërkosh gjithçka që nuk të vjen me pjatën.
5. Të hysh brenda në shtëpi me këpucë në Japoni
Është zakon të lini këpucët në hyrje të shtëpisë, përpara se të hyni. Kjo traditë vjen nga periudha Heian dhe përveç mbajtjes së shtëpisë të pastër, në atë kohë, rregulli është i vlefshëm edhe sot sepse lejohet të futesh vetëm me këmbë zbathur ose me çorape, duke qenë se dyshemetë janë vendi ku njerëzit japonezë ulen, hanë dhe flenë.
6. Të hani gjithçka që është në pjatën tuaj në Kinë
Në Kinë, është konsideruar prej kohësh e vrazhdë të përfundosh të gjithë pjatën tënde. Ky është një tregues se personi që ua përgatiti nuk ju ofroi ushqimmjaftueshëm.
7. Mosngrënia e të gjithë ushqimit në pjatën tuaj në Indi
Ndryshe nga sa thamë më lart në lidhje me rregullin kinez, në Indi është e sjellshme të mbaroni të gjithë vaktin tuaj. Ju dhet të hani gjithçka keni në pjatën tuaj në shenjë respekti ndaj ushqimit, i cili konsiderohet i shenjtë.
8. Lëvizja e kokës për të thënë “po” ose “jo” në Bullgari
Lëvizja e kokës është pak më ndryshe në Bullgari, nëse e tundni majtas-djathtas do të thotë “po”, nëse e lëvizni lart-posht do të thotë “jo”. Më mirë të jeni të kujdesshëm kur i përgjigjeni një pyetjeje me komunikim joverbal. Por për të qenë të sigurt mund të përgjigjeni me fjalë, “da”, që do të thotë “po” dhe “ne”, që do të thotë jo.
9. Shkrimi i emrit të dikujt me të kuqe në Korenë e Jugut
Në Korenë e Jugut, e kuqja është ngjyra që do të thotë vdekje, kështu ata që e përdorin atë e kanë për të shënuar dikë që ka ndërruar jetë. Nëse shkruani emrin e një personi të gjallë me të kuqe, besohet se sjell fat të keq. Për shkak të kësaj, sigurohuni që gjithmonë të keni me vete një stilolaps me ngjyrë blu ose të zezë.