Rrepani ka veprim të pabesueshëm shërues, ndërkaq për shkak të vitaminës C që e përmban, posaçërisht është i përshtatshëm për t’u mbrojtur nga viruset dhe infeksionet.

Përveç që është ilaç i magjishëm i natyrës, lëngu shtëpiak nga rrepani është edhe pije freskuese. Ja si ta bëni sipas recetës turke! – transmeton Telegrafi.

Lëngu nga rrepani

Përbërësit (për kavanozin 5 litrash):

Perimet qëroni dhe pritni në copa, karotën priteni për së gjati në katër pjesë. Të gjitha vendosni në kavanoz, sipër vendosni bukën bajat të mbështjellë në pëlhurë dhe qiqrat të cilat do të kthjellin lëngun.

Kavanozin mbusheni me ujë dhe mbylleni mirë. Kush dëshiron mund të shtojë në kavanoz spec djegës, i cili jep shije pikante.

Kavanozin lëreni në vend të freskët dhe çdo tri ditë hapeni që të lirohen gazrat nga fermentimi.

Pas 15 ditësh lëngu është i gatshëm për përdorim.

Atëherë mundeni ta kulloni dhe ta qitni në shishe dhe ta mbyllni mirë që mund t’i mbani në frigorifer. Ndërkaq perimet mund t’i përdorni si sallatë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here