Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në Egjiptin e lashtë. Që prej asaj kohe, ka marrë famë si një mjet shumë i fuqishëm kundër sëmundjeve.

Një sërë studimesh shkencore të cilave i referohet AgroWeb.org kanë nxjerrë në pah, që gjethja e ullirit rrit energjinë në organizëm, mban tensionin e gjakut nën kontroll, mbron sistemin kardiovaskular dhe atë imunitar.

Gjethet e Ullirit janë përdorur që në lashtësi për trajtimin e hipersionit apo tensionit të lartë të gjakut në mënyrë natyrale.

Më poshtë keni një kurë të vjetër popullore se si të përgatisni gjethet e ullirit për të ulur tensionin në mënyrë natyrale.

Në përgatitjen e kësaj kure ju duhen 60-70 gjethe ulliritë cilat hidhen në një litër ujë dhe zihen sa të mbeten rreth 600 mililitra. Ena lihet e mbuluar 5-6 minuta pastaj kullohet përmes një kullorëse kuzhine. Pihet një filxhan 2 herë në ditë esëll dhe para gjumit për 15-25 ditë rresht.

Disa vlerat e verifikuara të përdorimit të gjetheve të ullirit krahas tensionit të gjakut:

Ul tensionin e gjakut

Një studim i vitit 2011 tregoi që ekstraktet e gjethes së ullirit kishin aftësinë të ulnin tensionin e gjakut. Pjesëmarrësit në studim konsumuan 500 miligramë ekstrakt gjethe ulliri, dy herë në ditë për tetë javë dhe ia dolën të ulnin tensionin pa pasur nevojën e medikamenteve.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Gjethet e ullirit janë përdorur prej mijëra vitesh si tonik bimor për të garantuar shëndetin kardiovaskular. Ato ulin nivelin e kolesterolit dhe mbajnë tensionin e gjakut në nivel normal. Disa substanca që gjenden tek këto gjethe kanë ndikim në uljen e rrezikut nga sëmundjet koronare dhe disa tumoreve.

Diabeti

Ekstraktet e gjethes së ullirit arrijnë të ulin nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, ky ekstrakt mban nën kontroll nivelin e glukozës në gjak dhe ngadalëson prodhimin e sheqerit që shkakton sëmundje inflamatore siç është diabeti.

Ul rrezikun e zhvillimit të qelizave të rrezikshme

Gjethet e ullirit luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin natyral të tumoreve. Ato përmbajnë antioksidantë dhe substance të tjera që kanë aftësinë të parandalojnë riprodhimin dhe migrimin e qelizave të avancuara të rrezikshme

Përmirëson funksionet e trurit

Studimet kanë treguar që disa nga përbërësit e gjetheve të ullirit, ulin shanset e simptomave të çrregullimeve nervore që kanë lidhje me moshën si Demencia dhe Alzheimer. Studimet sugjerojnë që radikalet e lira luajnë një rol në zhvillimin e këtyre sëmundjeve. Gjethja e ullirit është e pasur me antioksidantë që luftojnë këto radikale dhe si rrjedhojë mbrojnë trurin nga humbja e kujtesës./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here