Arsyeja e mbijetesës së këtyre menuve krejt të zakonshme deri në ditët tona është se janë pjesë e lëndës së arkivuar nga drejtoria e kohës që kishte përgjegjësi të kontrollonte cilësinë dhe sasinë e ushqimeve në restorantet e ndryshme.
Menutë u përkasin Hotel-Restorant Adriatik, Hôtel Restaurant Palace dhe Hôtel Restaurant “Roma”, shkruar një në shqip dhe dy në italisht.
Misioni ligjor i arkivit është të kujdeset për ruajtjen dhe shërbimin e dokumenteve, pa shprehur opinion mbi dokumentin. Megjithatë, nuk i shmangemi misionit po të bëjmë pyetjen: Sa ka ndryshuar menuja e ushqimeve tona mes këtyre 80 viteve, në formë dhe përmbajtje?/AQSHF/Kultplus