Disa njerëz besojnë se je i sigurtë kur udhëton me makinë nëse di sinjalistikën rrugore, por ka shumë elementë që ndikojnë në sigurinë tuaj, neglizhenca e të cilave mund të shkaktojë dëmtime serioze edhe nga një përplasje e lehtë.
- Poziciononi sediljen e shoferit në mënyrë korrekte
Shumë njerëz nuk qëndrojnë në pozicionin e duhur teksa ngasin makinën, por në atë pozicion ku ata ndihen më rehat. Megjithatë, qëndrimi i shoferit duhet të përcaktohet sipas protokollit të sigurisë.
Qëndrimi i duhur: Ky pozicion ushtron forcë në kurriz dhe parandalon lodhjen e shoferit gjatë udhëtimit.
Pse është kaq e rëndësishme? Në rast emergjent, çdokush vepron instinktivisht. Për shembull, të gjithë vendosim duart tek timoni përpara një frenimi të fortë, ndërsa këmbët, në të njëjtën kohë, ushtrojnë forcë tek pedalet. Fatkeqësisht, nyjet e drejtuara në gju dhe bërryl mund të dëmtohen edhe nga një përplasje e lehtë.
Duhet të gjeni distancën e duhur mes vetes dhe timonit. Për ta arritur këtë:
- Shputa e dorës duhet të jetë e pozicionuar vertikalisht mes këmbëve dhe timonit.
- Zgjasni krahun. Nëse kyçi prek pjesën e sipërme të timonit, distanca është korrekte.
- Kontrolloni tubat e çara.
Simptomat që shfaq:
- Tinguj kërcitjeje kur frenoni.
- Pedali i frenave bën lëvizje pulsuese. Kjo është e pranueshme vetëm nëse ABS, sistemi i frenimit kundër bllokimit është aktivizuar.
- Makina anon kur frenoni.
ç. Ka gjurmë të rrjedhjes së lëngut në anën e brendshme të rrotës.
Mos prisni deri sa të shikoni ose dëgjoni këto shenja.
- Mos e hiqni thembrën nga dyshemeja për të kaluar nga pedali i gazit tek ai i frenave.
Kjo ju ndihmon që pedalja të mos ju rrëshqasë nga këmba. Megjithatë, madhësia e këmbës luan një rol të rëndësishëm. Sa më e vogël të jetë ajo, aq më e vështirë është për të ndjekur këtë metodë. Por nëse e poziciononi këmbën në mes të dy pedaleve, do të jeni në rregull, pasi kjo mënyrë i përshtatet të gjithëve.
Kini parasysh se kur shtypni pedalin e gazit, këmba është e mbështetur me thembër, por kur shtypni pedalin e frenave, këmba nuk mund të mbështetet dot. Kjo varet si nga madhësia e këmbës, ashtu edhe nga distanca mes pedaleve.