SA DO QË RUHEMI NGA PËRDORIMI I SAJ, JO GJITHMONË MUND TI SHPËTOJMË KONSUMIT TË HUDHRËS, KJO EDHE PËR SHKAK SE KA NJË SËRË DOBISH SHËNDETËSORE.
Për shkak të përbërjes së sulfurit, hudhra, lëshon një aromë të rëndë e cila zhduket vetëm pas disa orësh nëpërmjet djersës dhe frymës.
Por sa siklet është komunikimi në momentet e para pasi keni ngrënë hudhër… Si të shpëtoni prej saj?! Mjafton që të konsumoni një kokërr mollë, pak pasi keni ngrënë hudhër.
Kjo pasi enzimat e mollës veprojnë me përbërësit e hudhrës, duke zhdukur aromën e rëndë të saj.
Nëse më parë e keni ditur se mjafton të pini çaj jeshil, qumësht, apo të hani majdanoz, tashmë zgjidhja është më e thjeshtë, mjafton një kokërr mollë.