Fotografia e fundit e marrë nga Hachiko, qeni që u kthye në simbol të besnikërisë, pasi për 10 vjet rresht pas vdekjes së të zotit, profesorit Hidesaburo Ueno vazhdoi që të shkonte çdo ditë në në stacionin e Shibuyas për ta pritur që të kthehej nga puna, ashtu siç ishte mësuar ta priste çdo ditë në të gjallë të tij.


Dhe aty ngordhi, i rrethuar nga njerëz të shumtë, që të prekur nga besnikëria e tij, kujdeseshin çdo ditë për ta ushqyer.


Historia e qenit të racës Akita Inu u bë e famshme në të gjithë botën përmes librave dhe filmave, mes të cilëve dallohet ai me titull ‘Hachiko, miku yt më i mirë’, (2009) ku rolin kryesor luan Richard Gere./ ObserverKult

InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here