Lëng qepe
Përmbajtja e lartë në sulfur e lëngut të limonit ndihmon në rritjen e flokëve. Nuk janë bërë shumë kërkime shkencore në lidhje me këtë, megjithatë një studim ka treguar se kjo kurë me qepë funksionon për pacientët me alopecia areata, gjendje që shkakton rënie të flokëve. Gjatë një eksperimenti të kryer tek disa vullnetarë, një grup prej tyre aplikoi lëng qepe në skalp dy herë në ditë, ndërsa pjesa tjetër përdori ujë çezme. Pas 2 javësh, 74% e grupit që u trajtuan me lëng qepe filluan që t’u dilnin flokë të rinj. Nëse e provoni këtë kurë, duhet të përdorni edhe ndonjë përbërës tjetër për të larguar aromën paksa të rëndë të qepës.
Hekur
Kjo lëndë ushqyese ndihmon trupin në prodhimin e gjakut, dhe nivelet e ulëta të saj lidhen me rënien e flokëve. Arsyeja nuk është e qartë, megjithatë sigurohuni të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me hekur, si mish, peshk, brokoli dhe të gjitha llojet e perimeve. Flisni me mjekun para se të përdorni pilula të hekurit. Dozat e larta të tij mund të shkaktojnë të vjella dhe kapsllëk.