Astronautët evropianë kanë bërë studime rreth ekzistencës së planetëve të përshtatshëm për jetesë dhe në bazë të këtyre studimeve ato mendojnë se vetëm në galaktikën e Rrugës së Qumështit ndodhen dhjetëra miliarda planetë të ngjashëm me Tokën.
Sipas një lajmi të publikuar në faqet astronomike, shkencëtarë të Institutit Astrofizik dhe të Shkencave Planetare në qytetin Grenoble të Zvicrës, theksuan se në 40% të orbitave të yjeve të kuqërremtë xhuxhë në Rrugën e Qumështit, është gjetur nga një planet i njohur me emrin Super Tokë i cili zotëron një zonë të përshtatshme për jetesë.
Shkencëtarët pohojnë se në galaktikën e Rrugës së Qumështit, pjesë e sistemit diellor ndodhen më shumë se 160 miliard yje xhuxhë. Lidhur me këtë fakt ato arrijnë në përfundimin se në këtë galaktike ekzistojnë shumë planetë me kushte të përshtatshme për jetesë.
Është hera e parë që shkencëtarë të kësaj fushe përpiqen të parashikojnë numrin e 10 herë më shumë planetëve me masë të njëjtë me Tokën.
Nëse bëjmë një krahasim mes xhuxhëve të kuq dhe Diellit, ato janë më të dobët dhe të ftohtë dhe 80 % e yjeve në rrugën e qumështit përbëhet nga këta yje. Bofils dhe ekipi i tij kanë analizuar 102 prej këtyre yjeve duke përdorur teleskopin vëzhgues të Evropës Jugore në Kili.
Xhuxhët e kuq janë më të ftohtë sesa Dielli prandaj edhe planeti ku gjendet uji, i cili ndodhet më afër yllit, duhet të jetë në një distancë më të afërt se ç’ndodhet Toka me Diellin. Ky fakt rrit dhe mundësinë e ekspozimit ndaj rrezeve të dëmshme X dhe radiacionit violet.
Duke analizuar planetët e ngjashëm me Tokën që kalojnë para yjeve xhuxhë, shkencëtarët po përpiqen të marrin informacion rreth atmosferave të tyre./informacione.tk/InforCulture.info