Në Francë, lejet e para të drejtimit u lëshuan në vitin 1899, dhe në Britaninë e Madhe, një leje drejtimi ka qënë e detyrueshme që nga viti 1904. Sidoqoftë, patentë shoferin e parë e mbajti një shofer nga Gjermania.

Nuk ka vozitje pa patentë shofer, domethënë në disa raste, për fat të keq, ka, por “aventurierët” e tillë luajnë në mënyrë të rrezikshme me ligjin, por edhe me jetën njerëzore.

Por kur filluan të gjitha? Përgjigjen për këtë mister e jep muzeu i Mercedes-Benz në Shtutgart.

Dokumenti i parë i tillë u lëshua në 1888 për Karl Benz, i cili së bashku me Gottlieb Daimler, krijuan perandorinë tani të famshme të automobilave.

Autoritetet në Mannheim i lëshuan atij një leje për të provuar mjetin e tij motorik në rrugë në atë kohë.

Në Francë, lejet e para të drejtimit u shfaqën në vitin 1899. Në Britaninë e Madhe një leje drejtimi është e detyrueshme që nga viti 1904, dhe në Shtetet e Bashkuara lejet e para janë lëshuar gjithashtu që nga viti 1904.

Gjermania prezantoi lejet zyrtare të drejtimit në 1909.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here