Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë
Vraponi burra, se s’ka me prit.
Të vdesim sot me besa-besë
pranë flamurit të kuq q’u ngrit.
 

Pranë flamurit, pranë flamurit,
me shpatë zhveshur shqipëtarisht,
Për dhen’ e babës edhe të burrit
kemi me vdekur sot burrërisht.
 

E Drini plak me oshëtima
mbi Shqipërinë valët po dredh;
Tosk’ edhe Gegë, si vetëtima
armikut bini se dita erdhi.
 

Ejani burra malit përpjetë
duke u betuar vdekj’ a liri.
Se s’ka m’e ëmbël në këtë jetë,
kur vdes shqiptari për Shqipëri!
/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here