Gjuhët e folura janë komplekse dhe kërkojnë vite praktikë për t’i folur rrjedhshëm. Gjuhët e shenjave, ashtu si gjuhët e folura, kanë rregulla gramatikore, ritme dhe ndryshojnë nga një gjuhë në tjetrën.

Këtu po ju rendisim 5 fakte që mund të mos i keni ditur për gjuhën e shenjave.

1. Shprehjet e fytyrës luajnë një rol të rëndësishëm

Edhe pse shumë individë të shurdhër flasin me duart e tyre, shprehjet e fytyrës për ta luajnë një rol thelbësor në komunikim. Kur dëgjoni njerëzit të përdorin gjuhën e folur, ritmi dhe toni janë të pranishëm ndërsa flasin. Në gjuhën e shenjave, shprehjet e fytyrës shënojnë ritmin dhe tonin. Thënë kështu, personi që ‘dëgjon’ në bisedë duhet të shikojë edhe gojën e atij që flet me shenja.

2. Vende të ndryshme kanë gjuhë shenjash të ndryshme

Gjuha e Shenjave Amerikane (ASL) nuk është gjuha e parë ose e vetme e shenjave që ekziston. ASL në fakt ka rrënjë në gjuhën më të vjetër të shenjave franceze (FSL). Sot, ka shumë gjuhë shenjash, dhe secila ka dallime nga njëra-tjetra. Ashtu si gjuha e folur, gjuhët e shenjave u zhvilluan brenda grupeve të ndryshme të njerëzve në të gjithë globin. Kjo më vonë rezultoi në gjuhë të shumta në vend të një gjuhe universale shenjash.

3. Gjuha e shenjave nuk e pasqyron gjuhën e folur

Ndërsa anglishtja Amerikane dhe ajo britanike janë të ngjashme në shumë mënyra, ASL dhe British Sign Language (BSL) janë shumë të ndryshme. Ky është një rezultat i gjuhëve të shenjave që zhvillohen brenda bashkësive të shurdhër, të ndara nga gjuha e folur. Në fakt, ASL është më e ngjashme me FSL sesa BSL.

4. Gramatika e gjuhëve të shenjave ndryshon nga gjuhët e folura

Gjuha e shenjave ka rregulla gramatikore më shumë sesa thjesht lëvizjet e duarve. Këto rregulla jo gjithmonë janë paralele me gjuhën e folur. Pozicioni i vetullave, pozicioni i syrit, lëvizjet e bëra me duar dhe ku shfaqen shenjat në lidhje me trupin, të gjitha ndikojnë në gjuhë. Gramatika e pasaktë rezulton në konfuzion, ashtu si gjuha e folur.

5. Bebet mësojnë gjuhën e shenjave ashtu si bëjnë më gjuhën e folur

Nëse keni qenë rreth një foshnje që mëson të flasë, e dini se zakonisht fillojnë të flasin pa u kuptuar, por e zhvillojnë gjuhën me kalimin e kohës. Foshnjat që rriten në një shtëpi ku flitet gjuha e shenjave zhvillojnë aftësi gjuhësore në të njëjtën mënyrë.

Ashtu si gjuha e folur, bebet do fillojnë me shenja të thjeshta e pak konfuze derisa ta përvetësojnë komplet gjuhën e shenjave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here