Marramendja ose ndryshe humbja e ekiulibrit është një fjalë që përdoret shpesh si nga mjekët ashtu edhe pacientët.

Ju ndodh të rriturve ashtu edhe fëmijëve fare të vegjël, për shkaqe dhe arsye nga më të ndryshmet.

Këto shkaqe mund të fillojnë që nga dëmtimet e jashtme që trupi mund të pësojë, e deri tek problemet e brendshme shëndetësore.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni të shpjeguara të gjith shkaqet e dy llojeve më të zakonshme të marramendjes.

Ndiqini ato më poshtë në mënyrë që të evitoni problemet dhe të merrni menjëherë kujdesin e duhur.

Gjendja e të fiktit

Nuk janë të pakta rastet kur marramendja shoqerohet edhe me gjendjen e të fiktit.

Këputjet e papritura të trupit, mungesa e energjive bëjnë që edhe shikimi dhe ekuilibri të ndikohen negativisht.

Ka shumë shkaqe te cilat mund t’a shkaktojnë këtë gjendje në organizëm të cilat mund t’i evitoni fare lehtë, pasi konsiderohen si shkaqe të jashtëme.

Gjithësesi edhe pse mund të shfaqet papritur dhe për arsye thuajse të padukshme, kjo gjendje kërkon mjekim të menjëhershëm.

Ndaj disa prej gjërave që shkaktojnë këtë gjendje AgroWeb.org j’ua rendit mëposhtë.

Dehidratimi

Ndodh kur nuk merrni mjaftueshëm ujë, kur jeni të sëmurë, me të vjell, diahrre apo pasi keni djersitur shumë gjatë palstrës apo një ditë të nxehtë.

Gjakderdhja

Nëse vuani nga probleme me gastritin apo tretjen të cilat mund t’ju shkaktojnë gjakderdhje.

Ankthi apo stresi

Kur ndiheni të shtresuar trupi juaj do të ndjejë shumë presion duke bërë që të humbisni energji dhe lëngje.

Problemet kardiovaskulare

Këto probleme përveçse e djersisin dhe e sforcojnë trupin duke ndikuar edhe në shëndetin e mirë dhe ekulibrin.

Sëmundjet që prekin sistemin nervor

Konsumimi i alkoolit apo duhanit

Sipas mjekëve këto jan ndër shkaqet më të zakonshme të sëmundjes, por mund të ketë edhe me qindra të tjera të cilat mund të vijnë nga goditje apo faktorë të jashtëm.

Duke qënë se disa nga këto shkaqe janë të rrezikshme, është shumë e rëndësishme që të konsultoheni në kohë me një mjek.

Humbja e ekulibrit

Humbja e ekulibrit zakonisht shkaktohet nga probleme dhe arsye të brendëshme të organizmit që lidhen me sëmundje të caktuara.

Gjatë përjetimit të kësaj gjendje duket sikur objektet rreth jush lëvizin apo rrotullohen.

Nuk shoqërohet zakonisht me gjendje të fikti, por është njëjtë shqetësuese dhe e rrezikshme.

Mund të shfaqet si një problem apo infeksion në veshin e mesit, por edhe nga sëmundje të tjera që prekin trurin siç ëhstë ishemia dhe skleroza e shumfishtë.

Kjo gjendje duhet të kontrollohet gjithnjë nga një mjek specialist sidomos nëse shoqërohet me simptomat e mëposhtëme.

Mpirje e disa zonave të trupit

Vështirësi në shikim

Dobësim i muskujve

Dridhje e muskujve

Këto simptoma anësore veç humbjes së ekuilibrit, në shumë raste paralajmërojnë sëmundje serioze të sistemit nervor.

Sa më të kujdesshëm të jeni me simptomat dhe kontrollet që më shpejt do t’i kuroni dhe parandaloni ato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here