Jusef ibn Ajub (Jozefi, biri i Jobit) lindi më 1138, aty ku ndodhet Iraku i sotëm. Ai ishte i biri i një oficeri kurd të ushtrisë së sultan Nur ed Dinit (sulltani provincial i Sirisë i Perandorisë Selxhuke). Kur u bë i famshëm njerëzit e tij e thërrisnin El Malik en Nasr – Mbreti Pushtues.

Ai zgjodhi për veten emrin Saleh ed Din – Nderi i Besimit. Armiqtë e thërrisnin Saladin.
Saladini e urrente luftën dhe i dashuronte librat, por u përfshi në luftë për shkak të detyrimeve familjare dhe shpërbërjes së Perandorisë Selxhuke.

Pasi u përfshi në luftë, ai vërtetoi të ishte një strateg i suksesshëm. Saladini nuk i kishte zotësinë në përdorimin e armëve, por, si sundimtar, ai ishte shumë më i përparuar se çdo mbret i krishterë .

Saladini ishte një sundimtar i mençur dhe bujar që bashkoi Egjiptin, Sirinë, Mesopotaminë dhe pjesën më të madhe të Afrikës Veriore në një shtet të vetëm. Madje ai bashkoi përkohësisht edhe degët shiit dhe sunit të Islamit.

Talenti i tij ushtarak u vu re në betejën e Kajros në vitin 1167 kur gjatë ekspeditës pushtuse të Egjiptit për të forcuar pozicionin në Siri (1164-1168), Saladini shoqëroi xhaxhain e tij, Shirkuhunin (komandant i ushtrisë së Nur ed Dinit gjatë fushatës së Egjiptit). Kalifi shiit egjiptian (i drejtua nga dinastia Fatimide) pagoi mbretin e Kryqëzatës në Jerusalem, Amalrikun, për tu prerë rrugën.

Edhe pse forcat e Saladinit dhe xhaxhait të tij u mundën keq, të krishterët gjakatarë nuk mundën të hynin në Aleksandri që u mbajt fort nga trupat e Saladinit.

Saladini bashkoi fraksionet myslimane që luftonin mes tyre dhe mundi kryqëtarët europianë në betejën vendimtare të Hatinit.
Fushata përfundoi me evakuimin e të dyja palëve nga Egjipti përveç një garnizioni të krishterë i stacionuar në Kajro i cili më vonë do të dëbohej nga një grusht shteti i kurdisur nga Shirkuhu.

Në fund të vitit 1168 revolta provokoi riardhjen e Almarikut ku këtë herë do të shijonte disfatën.

Në vitin 1169 Shirkuhu mori vendin. Dy muaj më pas ai vdiq (ndoshta i helmuar). Saladini akuzoi disa shiitë dhe i kryqëzoi, por gjithmonë ka ekzistuar një dyshim se vetë Saladini e ka helmuar të ungjin. Pavarësisht dominimit teorik të sulltan Nur ed Dinit, Saladini ndiqte politikat e tij.

Viti 1174 është ndoshta viti më i rëndësishmëë, por jo më vendimtari, jo vetëm në karrierën e Saladinit por edhe atë të Kryqëzatave. Në këtë vit ndërroi jetë Nur ed Dini por edhe Almariku. Saladini marshoi drejt Sirisë dhe pushtoi tokat e Nur ed Dinit, duke themeluar kështu dinastinë Ajubide (fillimisht me bazë Egjiptin, ku Saladini kishte sunduar si vasal) që më vonë u qeveris nga pasardhësit e Saladinit

Me këtë veprim të shpejtë Saldini forcoi ushtrinë, flotën dhe ringjalli ekonominë egjiptiane si edhe pati suksese në diplomaci.

Ai mori nën kontroll qëndra të rëndësishme në Siri dhe pjesë të Irakut duke përfshirë qytete si Alepo, Mosuli, Damasku dhe Irbidi.

Pas këtyre fitoreve të njëpasnjëshme Saladini ishte gati për luftë me shtetet e Kryqëzatave, dhe deklaroi një xhihad (luftë e shejtë) kundër tyre në vitin 1187.

Saladini filloi ti “ndëshkonte” kryqtarët duke fituar beteja njëra pas tjetrës. Në korrik të atij viti fitoi në Hitin dhe disa muaj më vonë u vërsul drej Palestinës , Tiberisat dhe Askalonit si dhe mori në duar Jerusalemin.

Myslimanët po fitonin, dhe kjo e gjitha falë Saladinit, për të ndaluar këto disfata të vazhdueshme, në brigjet e Palestinës mbërritën forcat e reja kristiane të drejtuara nga Rikardi I Zemërluani.

Rikardi I Zemërluani dhe Salahuddin

Kryqëtarët e mundur kthehen nga ekspedita e fundit. Pas fitores së Saladinit, kryqëtarët e krishterë nuk arritën dot më ta pushtonin Jerusalemin.
Në të gjithë historinë e kryqëzatave, dy janë figurat më të lartësuara; Saladini dhe Rikardi I i Anglisë Zemërluani. Perëndimorët e krahasojnë shpesh Saladinin me Rikardin e I të Anglisë. Në të vërtetë, ai ndryshonte shumë nga Rikardi Zemërluani (ashtu siç ë përmendëm më lart) ishte një aventurier i pangopur dhe pjesën më të madhe të kohës e kalonte jashtë mbretërisë, ishte kalorës me një aftësi të pazakontë që nuk i trembej syri.

Edhe pse nuk kishte njohuri mbi librat ai ishte një rapsod aventurier i cili jepej pas mendjemadhësive të kalorësisë europiane.

Pavarësisht sulmeve të parreshtura të Rikardit për të rimarrë Jerusalemin, ai as që iu afrua përpjekjes dhe për pasojë ai nënshkroi një armëpushim me Saladinin. Për shekuj me radhë kryqtarët do përpiqeshin ta merrnin Jerusalemin, por do të dështonin.
Saladini u bë i famshëm për fisnikërinë e tij.

Mes gjithë legjendave mesjetare për takimin e Rikardit me Saladinin në fushën e betejës, kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Rikard Zemërluani u ndesh shumë herë në betejë me Saladinin, por ruajti një respekt të thellë për ndërshmërinë e udhëheqësit islamik.
Me gjithë vrasjet brutale të mijëra myslimanëve në duarte kryqtarëve, Saladini dha amnisti dhe kalim të lirë për gjithë të krishterët.

Saladini vdiq në 4 mars 1193. Kur hapën thesarin mbretëror, këshilltarët e Saladinit panë se nuk kishte para të mjaftueshme për funeralin e tij. Pjesën më të madhe të parave ai e kishte dhënë për bamirësi.

Ky hero ishte unik në llojin e tij. Pas fitoreve të Saladinit kryqtarët nuk arritën më kurrë që të merrnin avantazhin dhe me kalim e kohës mbretëritë e krishtera në lindjen e mesme u shkatërruan dhe bastionet katolike në rajon u humbën. /Konica.al /InforCulture.info

Referencat

Hindeley, Geoffrey, Saladin. New York, 1973.

Gibb, Hamilton A. R., Life of Saladin, from The Works of “Imad ad-Din and Baha ad-Din”. New York 1973.

Rosebault, Charles J., Saladin, Prince of Chivalry. New York, 1930.

Runciman, Steven. A History of Crusades, 3 vols. Cambridge, 1951-1954.

Weir, 50 Military Leaders That Changed The World

War DK

Battle DK

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here