“Paris-soir” ka botuar, të enjten e 6 prillit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me lindjen e Leka Zogut I, trashëgimtarit të drejpërdrejtë të fronit mbretëror shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Shqipëria tani ka një trashëgimtar të drejtpërdrejtë. Mbreti Zog I është baba.

Mbretëresha më e re në botë sapo ka lindur një djalë.

Është një djalë brun, i cili ka lindur këtë natë në kështjellën e Tiranës, kryeqytetin e Shqipërisë.

image

Populli është i lumtur, rrugët janë të zbukuruara me flamuj dhe nën dritaret e mbretëreshës Geraldinë dëgjohen brohoritjet.

Dasma, e 27 prillit të vitit të kaluar, e mbretit Zog të Shqipërisë dhe konteshës hungareze Geraldinë Apponyi ishte kurorëzimi i një romani dashurie me shumë pak protokoll. Thuhet se sovrani e pa, për herë të parë në një dyqan, atë që ai do të donte. Ajo ishte brune, e mrekullueshme, e veshur me një kostum të gjelbër dhe një triko jakë të mbyllur.

Mbreti Zog e mori vesh shpejt se ajo ishte e lirë, shumë e re dhe shumë e kërkuar në sallonet e Budapestit.

Geraldina e Shqipërisë është një sovrane e dashur nga populli i saj. Ja, këtë mëngjes, një nënë e re, i cila synon të ngrejë rreth saj brohoritjet.”

/Darsiani/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here