Në vitin 1982 u miratua vendimi që më 18 prill të çdo viti të shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike.

Në nëntor 1983 Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s u rekomandonte shteteve anëtare që të shqyrtonin mundësinë e deklarimit të 18 prillit të çdo viti “dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike”.


Ndërsa shumë vende dhe rajone kanë krijuar ditët e tyre të trashëgimisë, të tilla si Ditët e Trashëgimisë Evropiane, që përkujtohen çdo vit në muajin shtator.

Kjo ditë shihet si mundësi për të gjithë komitetet kombëtare që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta.

Çdo vit një numër gjithnjë e në rritje i Komiteteve Kombëtare të ICOMOS-it në gjithë botën organizojnë aktivitete me rastin e 18 prillit.

Kosova është e pasur për monumente dhe vendbanime historike, por fatkeqësisht nuk ka kujdes për to .

Sot, mundësitë që na ofron teknologjia, të gjithë mund t’i përdorim në shërbim të promovimit të kulturës. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here