Çokollatat nuk duhet të mbahen kurrë në frigorifer, edhe atëherë kur është e shkrirë për shkak të temperaturave të larta.
Paralajmërimin e ka bërë një ekspert i kësaj fushe, sipas së cilit një veprim i tillë ndikon drejtpërdrejt në prishjen e shijes së çokollatës.
Luka Owen Smith, i cili është një ekspert për trajtimin ushqimeve të ëmbla, dhe që zotëron një dyqan në internet i quajtur Bar Çokollatë, ka folur për të “dashuruarit” pas çokollatës, transmeton noa.al.
“Temperaturat jashtëzakonisht të ftohta mund të bien me temperamentin, aq sa mund të nxisin temperaturat e nxehta tek çokollata”.
Pra, si t’a kurseni çokollatën tuaj nga shkrirja? Sipas Smithit, trajtimi duhet të mbahet në mënyrë ideale, në një vend të errët, të freskët dhe të thatë.
Një dollap në mes 10 dhe 20 gradë C mund të jetë temperatura perfekte. Por nëse temperaturat brenda arrijnë 28C ose më lart, atëherë njerëzit nuk kanë mundësi tjetër përveçse ta hedhin në mbeturina.
“Nëse është shumë e nxehtë, atëherë frigoriferi juaj është i vetmi opsion, por që nuk është mirë për çokollatën”, tha Smith.