Një grup shkenctarësh kanë bërë te ditur se coronavirusi që me shpejtësi të madhe është duke u përhapur nëpër botë, mund të mbijetojë në ajër për tre orë.

Hulumtuesit e qeverisë amerikane që punojnë me ekspertë tjerë, kanë zbuluar se infeksioni mund të mbijeton në një sipërfaqe deri në tre ditë.

Gjithashtu testet kanë treguar se virusi mbijeton mbi bakër deri në katër orë, në kuti kartoni plotë 24 orë dhe 72 tjerë në plastikë dhe çelik.

Studimi është publikuar vetëm një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë më në fund ka deklaruar se virusi që ka dalë nga kontrolli është shpallur si pandemi në nivel global.

Kujtojmë që afro 5 mijë pacientë në mbarë botën kanë humbur jetën nga coronavirusi, derisa afro 130 mijë tjerë janë infektuar me COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here