3 Shtatori është dita e 246-të e kalendarit gregorian (dita e 247-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 119 ditë
Sot në histori:
Më 3 shtator 1783, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë nënshkruan Traktatin e Parisit, i cili zyrtarisht i dha fund Luftës Revolucionare dhe njohu sovranitetin e SHBA-së.
1920 – Lufta e Vlorës përfundoi me dëbimin e forcave pushtuese italiane nga territori i Shqipërisë.
1967 – Gjatë nas u ndërruan anët e trafikut rrugor në Britaninë e Madhe nga vozitja në të majtë në vozitjen në të djathtë.
301 – Pavarësia e San Marinos
590 – St. Gregory I u zgjodh Papë.
Gjithashtu në këtë datë:
Më 1914 – Pas mbretërimit të tij në Shqipëri për 6 muaj, si pasojë e pushtimit grek të Shqipërisë së Jugut dhe rebelimit të Haxhi Qamilit, princi gjerman Wilhelm von Wied abdikon nga froni dhe ikën nga territori shqiptar së bashku me gruan e tij princeshën Sophia. Princ Wied-i ishte monarku i parë dhe i fundit i huaj që mbretëronte në Shqipëri.
Në 1861, gjatë Luftës Civile, forcat Konfederate pushtuan shtetin kufitar të Kentakit, i cili kishte deklaruar neutralitetin e tij në konflikt.
Në 1894, Shtetet e Bashkuara festuan festën e parë federale të Ditës së Punës.
Në vitin 1935, Sir Malcolm Campbell u bë personi i parë që drejtoi një makinë me shpejtësi mbi 300 mph, duke kaluar me shpejtësi nëpër Bonneville Salt Flats në Jutah.
Në vitin 1939, Britania, Franca, Australia dhe Zelanda e Re i shpallën luftë Gjermanisë, dy ditë pas pushtimit nazist të Polonisë; Në një fjalim radiofonik, Mbreti George VI i Britanisë tha: “Me ndihmën e Zotit, ne do të fitojmë”.
Në vitin 1943, forcat aleate pushtuan Italinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në të njëjtën ditë që zyrtarët italianë nënshkruan një armëpushim sekret me aleatët.
Në vitin 1976, aeroplani amerikan Viking 2 preku Mars për të bërë fotografitë e para nga afër, me ngjyra të sipërfaqes së planetit të kuq.
1926 – Lind aktorja e famshme greke me origjinë shqiptare Irene Papas. Papas do të bëhej e njohur për publikun ndërkombëtar në disa nga interpretimet e saj në filmat hollivudianë, The Guns of Navarone , Zorba the Greek, Odysseus, dhe Captain Corelli Mandolin. Në serialin e famshëm Odysseus ajo interpretoi përkrah një tjetër aktori të famshëm me origjinë shqiptare Bekim Fehmiu.
1933 – Alpinisti rus Yevgeniy Alabakov do të jetë i pari njeri që do të ngjisë majën më të lartë të Bashkimit Sovjetik, pikën Ismoil Somoni (asokohe Stalin) në Taxhikistan në lartësinë 7500 metra mbi nivelin e detit.
1950 – Giuseppe Farina bëhet piloti i parë që fitoi Kampinatin e garave auto-mobilistike të Formula Uno-s në Itali, pasi më parë kishte fituar çmimin e madh të Italisë Grand Prix.
1971 – Shteti i Katarit në Lindjen e Mesme, shpall pavarësinë nga komuniteti i Commonwealthit britanik. Sheiku Ahmad Bin Ali Al Thani do të bëhej udhëheqësi i parë i tij dhe, në një periudhë të shkurtër kohore Katari si pasojë e zhvillimit ekonomik është bërë një nga vendet me standardin më të lartë të jetesës në botë.
2017 – Koreja e Veriut përfundoi me sukses 6 testet e saj bërthamore të zhvilluara në poligonin e Punggye-Ri, duke përfshirë gjithashtu edhe shpërthimin më të fuqishëm atomik prej 50 kilotonësh të bërë ndonjëherë nga ky vënd. Këto teste alarmuan komunitetin ndërkombëtar për rrezikun që paraqisnin.
1995 – U themelua kompania virtuale eBay.
Lindje
1187 – Louis VIII, mbret francez
1471 – Friedrich I, mbret danez dhe norvegjez
1926 – Irene Papas, aktore greke
1936 – Zine el-Abidine Ben Ali, politikan tunizian
1965 – Charlie Sheen, aktor amerikan
1969 – Senad Brkiq, futbollist boshnjak
Vdekje
1658 – Oliver Cromwell, politikan, ushtarak anglez.
1883 – Ivan Sergejeviç Turgenjev, letrar rus
1991 – Frank Capra, regjisor, producent dhe skenarist amerikan.