Egzistojnë dokumente italiane që rrëfejnë për lavdinë që kishte kalorësia shqiptare. Një nga ato dokumente tregon se si Skënderbeu e shpëtoi mbretin Ferdinand të Napolit me kalorësinë e vet. Sipas dëshmisë së historianëve bashkëkohës, Ferdinandi e kishte humbur davanë kur e braktisën banorët feudalë dhe u bashkuan me Rene Anzhuanë, që ishte rivali i tij francez dhe që pretendonte fronin e Napolit.
Janë interesante edhe thënjet e Konicës për vetitë luftarake të kalorësve shqiptarë:
“Kalorësit shqiptarë u bënë proverbialë në gjithë Evropën pas vdekjes së Skënderbeut. Gjithë mbretërit dhe sundimtarët e Italisë, Francës, Britanisë së Madhe angazhonin kalorës shqiptarë për ushtritë e tyre. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë, kur francezët lavdëronin një kalorës, shpreheshin me:
“E nget kalin si një shqiptar”.
(Foto; Faik Konica, ambasador shqiptar në SHBA, intervistuar në radion CBS nga animatori McGuire, më 1931).
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…