<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: LETËRSI

Pse Naim Frashëri u varros 5 herë? Detaje për jetën dhe vdekjen e tij(Foto)

Naim Frashëri është varrosur 5 herë!

Naim Frashëri, shkrimtari më i madh i Rilindjes Kombëtare, gjatë gjithë jetës së tij shkroi për vendin e vet, por vdiq në Turqi. Shtëpia e parë e Naimit ishte në Këlliç Ali të Beshiktashit, lagje në pjesën evropiane të Stambollit pour aty nuk qëndroi gjatë. Shtëpia e dytë, ku Naimi jetoi kohën më të gjatë dhe mbylli sytë, ishte Këzëll Topraku, që gjendet ndërmjet Kadiqoit dhe Erenqoit, lagje në pjesën aziatike të Stambollit.

-“Kishim katër vjet e gjysëm që qanim këtë njeri të madh, e dinim që sëmundja s’i kish shpëtim!”, shkruante Mit’hat Frashëri.

Naimi u nda nga jeta duke u gdhirë e shtuna, ora 2 e mëngjesit, njëzet tetor, 1900. Varrimi u bë të nesërmen, ditën e diel, më 21 tetor 1900, në Teqen e Bektashinjëve të Merdiven Qoit në Stamboll. Varri iu ngrit në krah të varrit të Abdyl Frashërit.

Naimi u martua në pjesën e dytë të viteve të ’70 të shek. XIX, me Hatixhen, e cila thirrej shkurtimisht Hexhe, ishte çika e një berberi nga Shkodra, e cila jetoi vetëm dy tre vjet më shumë pas ndarjes nga jeta të Naimit.

Naimi dhe Hatixhja patën dy vajza, e para e quajtur Nerqeze, nuk jetoi as tre vjet, vdiq më 1881. Dhimbja e poetit, e babait, ishte e madhe, kurrë nuk gjeti ngushllim. Në vjershën e titulluar “Mbi trupin e bijës sime të vdekur”, botuar në “Tehajulat” (“Endërrimet”), më 1885, Naimi shkruan:

-“Mjeri unë, vaj moj bijë, mjeri unë!

-Moj e dashur, moj e ëmbla aq shumë,

-Pa ty mbeta, pa ty mbeta moj me lotë

-U shkretofsh o qiell, moj zuzarja Rrotë!”.

Vajza e dytë, Nevrezi, lindi në Stamboll, ishte me kulturë të lartë, dinte frëngjisht dhe arabisht, njohëse e mirë e kulturës turke por edhe të asaj europiane, me theks të veçantë. Ishte pianiste dhe një piano e solli me vete në pajë kur u martua me Xhafer Luarasin. U nda nga i shoqi sepse në shtëpinë e tij gjeti zakone të mbyllura, u ndesh me veprime që ishin mbytëse për shpirtin dhe kulturën emancipuese e civilizuese të Nevrezit.

Kronologjiksht, këto janë pesë rivarrimet e Naim Frashërit:

Varrimi i parë, më 20 tetor 1900, në varrezat “Merdivenkoy” në Stamboll.

-Rivarrimi më 3 qershor 1937, Mbreti Zog solli në Shqipëri eshtrat e Naimit.

-Rivarrimi i tretë, 9 prill 1940, Jakomoni, mëkëmbësi i Mbretit italian Viktor Emanueli III “për Shqipërinë”, i vendos eshtrat e Naim Frashërit në një varr monumental.

-Rivarrimi i katërt, 20 prill 1950, me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së poetit u bë në qendër të Tiranës.

-Rivarrimi i pestë, 10 qershor 1978, rivarrosen eshtrat e vëllezërve Frashëri.

Trungu&InforCulture.info

InForCulture

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

1 day ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

1 day ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

1 day ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

1 day ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

1 day ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

1 day ago