<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETESOCIALE

Thyen rekordin Guinness, nëntënjakët kthehen në shtëpi

Nëntënjakët e vetëm në botë janë rikthyer në shtëpi pasi kaluan 19 muajt e parë të jetës së tyre në Marok. Nëntë fëmijët lindën në të njëjtën kohë dhe kanë thyer rekordin Guinness.

Pak para lindjes, në Maj 2021, Mamaja e tyre, Halima Cisse shkoi në Marok për trajtim më të specializuar. Përpara se të ktheheshin në shtëpi, fëmijët kanë qenë nën mbikëqyrjen e mjekëve në Casablanca.

Fëmijët, pesë vajza dhe katër djem, lindën me ndërhyrje Cezariane kur ishin 30 javësh.

Vajzat quhen Kadidia, Fatouma, Hawa, Adama dhe Oumou. Djemtë quhen Mohammed VI, Oumar, Elhadji dhe Bah. Fëmijët kishin një peshë nga 500 gramë deri në 1 kilogramë në lindje sspas profesorit Youssef Aloui.

Në fillim kishte rrezik se fëmijët mund të zhvillonin probleme shëndetësore për shkak të lindjes së hershme kështu që muajt e parë i kaluan në spital.

Më vonë u zhvendosën në një apartament. Gjatë këtij viti, në ditëlindjet e tyre të para, babi Abdelkader Arby tha se secili prej të vegjëlve të tij ka personalitet unik.

“Të gjithë kanë karakteristika në të ndryshme. Disa janë të qetë, ndërsa disa bëjnë shumë zhurmë dhe qajnë. Disa duan që t’i mbash në krahë gjithë kohës. Të gjithë janë të ndryshëm dhe kjo është tërësisht normale”, tha ai.

Arby tha gjithashtu se familja e tij është bërë e famshme në Mali dhe njerëzit janë shumë të interesuar që t’i shohin fëmijët me sytë e tyre./tvklan.al

InForCulture

Recent Posts

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

2 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

2 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

3 hours ago

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

23 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

1 day ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

1 day ago