Paralelisht me Kupën e Botës në Katar, një turne i tillë po mbahet edhe në Tajlandë. Por ndryshe nga kompeticioni i Lindjes së Mesme, në Azinë Juglindore kanë, loja më magjike po luhet mbi elefantë. Kafshët gjigante kanë vënë në provë aftësitë e tyre në futboll kundër fëmijëve të shkollave tajlandeze.
13 elefantët e pikturuar me flamujt e kombëtareve pjesëmarrëse në Kupën e Botës, u panë duke vrapuar dhe shkelmuar topin e futbollin, teksa në sfond dëgjoheshin brohoritjet e qindra nxënësve.
Ky 16-vjeçar, tifoz me Argjentinën, u befasua nga ajo që shikoi në fushën e lojës.
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë. Nuk e dija kurrë se elefantët mund të luanin futboll”, ka thënë një 16-vjeçar.
Një sfidë që synonte promovimin e turizmit lokal si dhe të inkurajonte studentë të shkollave të mesme që të angazhoheshin në sport.
Klan News
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…