Shkencëtarët kanë mundur të regjistrojnë audion e parë të tornadove të vogla në Mars, të quajtura djajtë e rërës. Ky është regjistrimi i parë i një tornadoje të një planeti tjetër.
Një skuadër e NASA-s dhe Institutit Kombëtar francez të Aeronautikës përdorën pajisjen hapësinore Perseverance për të kryer regjistrimin në planetin e kuq. Në ‘kokën’ e saj ndodhet një mikrofon, i cili qëndron ndezur rreth 3 minuta çdo dy ditë, ndaj ata e konsiderojnë veten me fat.
Janë gjetur rreth 100 djaj rëre në kraterin Jezero ku është ulur Perseverance, por vetëm këtë herë mikrofoni ishte i ndezur. Regjistrimi, bashkë me leximin e presionit të ajrit dhe fotografive të shkrepura në çdo sekondë, do i ndihmojë shkencëtarët për të kuptuar më mirë motin dhe atmosferën në Mars.
Era ka shpejtësi rreth 40 km/h, por presioni në Mars është më i ulët sa erërat, shtyjnë me rreth 1% të tij të njëjtën shpejtësi që do të kishin në Tokë./tvklan.al
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…