Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat që vijnë nga një kurë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme. Bëhet fjalë për përzierjen e vajit ekstra të virgjër të ullirit me fiqtë e thatë.
Kjo kurë 100% natyrale këshillohet të konsumohet kundër sëmundjeve dhe problemeve më poshtë:
Konstipacion
Hemorroide
Problemet me stomak
Anemi
Kolesterol të lartë
Bronhit
Asmë
Probleme me fertilitetin
Vlerat shëndetësore të fiqve të thatë.
Fiqtë, të thatë dhe të freskët kanë efekt laksativ në organizëm sepse janë shumë të pasur me fibër dietike. Këto fruta janë shumë efikas për rënien në peshë. Fiqtë janë një alternativë e shkëlqyer për trajtimet terapeutike të njerëzve që janë alergjikë ndaj produkteve të bulmetit.
Këto fruta janë një burimet më të pasura bimore të kalciumit. Fiqtë e thatë janë jashtëzakonisht të pasur me antioksidantë.
Studimet konfirmojnë se konsumi i vetëm 2 fiqve të thatë në ditë, ofron përmirësim të ndjeshëm të sasive të antioksidantëve në organizëm. Fiqtë përmbajnë edhe sasi të mëdha të kaliumit. Ky mineral është i dobishëm për rregullimin e tensionit të gjakut dhe funksioneve të tjera të organizmit.
Prania e acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 ndihmon në parandalimin e atakut në zemër dhe mirëmbajtjen e tensionit të gjakut.
Fiqtë janë të mirë edhe për njerëzit që vuajnë nga veshkat. Nëse keni gurë në veshka, zieni 6 fiq të thatë dhe konsumoni lëngun çdo ditë për një muaj. Prania e vitaminës C tek fiqtë zbardh lëkurën e fytyrës dhe i jep asaj shkëlqim dhe shëndet. Fiqtë janë të këshillueshëm edhe për problemet me gjumin sepse përmbajnë tryptophan. Për më tepër, vitamina B6 tek fiqtë vjen në ndihmë nëse vuani nga të përzierat e mëngjesit.
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…