Më 15 janar 1962 u zbulua Papirusi i Dervenit, dorëshkrimi më i vjetër i mbijetuar në Evropë. Papirusi u gjet në një varr pesë kilometra në veriperëndim të Selanikut. Varri ishte pjesë e një varreze të pasur të qyteti të lashtë “Lete”. Papirusi daton në rreth vitit 340 pes, gjatë mbretërimit të Filipit II të Maqedonisë. Teksti i shkruar në dialektet dorik dhe atik, që fliteshin perkatesisht ne Peloponez dhe Athinë, u botua i interpretuar në vitin 2006 nga shkencëtarë amerikanë e britanikë; sipas tyre, Papirusi i Dervenit është tepër i rëndësishëm për të kuptuar zhvillimet fetare dhe filozofike të kohës së Sokratit.
Papirusi Derveni ka një rëndësi të madhe jo vetëm për studimin e fesë dhe filozofisë greke, por edhe sepse shërben si një provë e datimit të hershëm të poezive Orfike që ofron një version të veçantë të Presokratikut. Teksti i Papirusit, i cili është libri i parë i traditës perëndimore, ka një domethënie globale, pasi pasqyron vlerat universale njerëzore: nevojën për të shpjeguar botën, dëshirën për t’i përkitur një shoqërie njerëzore me rregulla të njohura dhe agoninë për t’u përballur me fundin e jetës.
Papirusi mori emrin e fshatit ku u gjet, Derven, dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik të Selanikut.
Me ardhjen e vjeshtës, turshitë bëhen pjesë e tryezave të shumë familjeve. Por,…
Dihet se molla ndikon pozitivisht në mirëmbajtjen e shëndetit apo përmirësimin e tij.…
Pyetja se ku ndodhen gjurmët më të vjetra të njerëzimit varet nga mënyra…
Në një kohë kur çdo artikull në faturën tuaj rritet pa paralajmërim, ideja…
Helleborusi është shumëvjeçar, rezistent dhe kërkon pak mirëmbajtje, por nuk e pëlqen transplantimin…
Skanimi i trupit, frymëmarrja, vizualizimi, mirënjohja dhe tokëzimi mund ta largojnë vëmendjen nga…